Themeluesi PrettyLittleThing, Umar Kamani i ka propozuar të dashurës së tij modele Nada Adelle në një ceremoni luksoze me një unazë që kushton 2 milion dollarës.
Miliarderi u ul në gjunjë dhe i propozoi në ‘Shtëpinë e Operës në Monte Carlo’, të cilën ai e mori me qira për këtë rast.
33-vjeccari mbushi teatrin historik me 10.000 trëndafila të bardhë, dhjetëra qirinj ndërsa 25 muzikantë interpretuan kolonën zanore të “E bukura dhe bisha”.
View this post on Instagram
Nusja mbante të veshur një fustan të bardhë prej 2,500 dollarësh nga stilisti David Koma. Veshja plotësohej në mënyrë të përkryer me unazën e saj me një diamanti 21 karatësh që ishte bërë enkas për modelen nga argjendari i famshëm i Nju Jorkut Richard Nektalov.
Umar, familja e të cilit ndërtoi perandorinë e tyre të modës nga një stendë në tregun e Mançesterit në një biznes prej shumë miliardë paundësh, mbante të veshur një kostum Tom Ford prej 5,907 dollarësh./abcnewsa.al