Opozita hungareze letër qeverisë për Gruevskin

schedule14:25 - 3 Dhjetor, 2018

schedule 14:25 - 3 Dhjetor, 2018

Opozitarët në Hungari vazhdojnë të bëjnë presion për të pranuar ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Partia Socialiste, Partia Dialog për Hungarinë dhe Koalicioni Demokratik kanë dërguar një letër të hapur ku theksojnë se Qeveria me në Viktor Orban duhet të jetë e vetëdijshme se nuk përfaqësojnë vetëm popullin hungarez, por të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian.

“Është e papranueshme që Nikolla Gruevski ka fituar azil në Hungari, pa pëlqimin e popullit të Hungarisë”, shkruan opozita duke e cilësuar ish kryeministrin maqedonas si pro-rus.

Gjithashtu fton qeverinë e Hungarisë që të kthehet në rrugën europiane dhe t’i respektojë standardet europiane, vlerat themelore të BE-së dhe të drejtat e njeriut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!