Tommaso Pobega ka nevojë ende të luajë, që të jetë gati për Milanin. Kuqezinjtë kanë menduar ta huazojnë sërish mesfushorin 22-vjeçar.
Shanset që të merrte minuta te Milani ishin të pakta dhe drejtuesit e klubit italian i kanë thënë “po” kërkesës së Torino për ta huazuar.
Official Statement: Tommaso Pobega ➡ https://t.co/Y4MKF9Yyjn
Comunicato Ufficiale: Tommaso Pobega ➡ https://t.co/9tCl7d7Zo4 #SempreMilan pic.twitter.com/oviDx9CHqB
— AC Milan (@acmilan) August 27, 2021
Asnjë e drejtë blerjeje për “demat”, çka tregon që Milani nuk dëshiron ta humbasë mesfushorin. Vjet Pobega ishte pjesë e Spezia në Serie A dhe shënoi 6 gola në 20 ndeshje të luajtura në kampionat. /abcnews.al