Prapaskenat e G20, veprimi i Merkel zemëron australianët

schedule13:51 - 3 Dhjetor, 2018

schedule 13:51 - 3 Dhjetor, 2018

Një veprim i kancelares gjermane ka zemëruar qytetarët në Australi. Angela Merkel ka studiuar biografinë e kryeministrit Skot Morrison, gjatë takimit me të. Megjithatë qeveria e Australisë thotë se ky veprim nuk fyen asnjërin vend.

Duke qenë kryeministri i pestë i Australisë që prej vitit 2013, Scott Morrison mund ta falë Kancelaren Gjermane Angela Merkel për kryerjen e një studimi të shpejtë përpara takimit të tyre të parë. Pasi dyshja u ulën ballë për ballë në samitin e G20-s, kamerat kapën Merkel ndërsa po lexonte një raport përshkrues për Morrison që gjithashtu përmbante dhe imazhin e tij.

Shumë prej atyre që panë këto moment i cilësuan si qesharake. Por jo qytetarët e Australisë, të cilët shprehen me zemërim lidhur me atë çfarë ndodhi. Qeveria e Morrison mohon që incidenti të jetë ofendues për secilin vend. “Departamenti i Angela Merkel, pa dyshim … thjesht po sigurohej që kancelarja të ishte e informuar mirë”, tha ministri i tregtisë së Australisë. Simon Birmingham shtoi se është e zakonshme që një material i tillë informues të mbajë bashkëngjitur me biografinë edhe një fotografi.

Sidoqoftë, shumë persona vunë re që kjo skenë ishte e sikletshme. “Kush është ky? Ky mund të jetë hamendësimi i australianëve lidhur me atë çfarë po mendonte Angela Merkel”. Ky është njëri prej titujve të shumtë tallës të gazetave në Australi. Ndërkohë, Merkel është takuar me 5 kryeministra të këtij shteti nga 6 që janë emëruar gjithsej që prej kohës kur ajo mori drejtimin e Gjermanisë në 2005-n. /abcnews.al