Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë raportuar sot 3.538 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 29 u zbuluan pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 573.605.
Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 216 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 1,845 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 28 qytetarë si pasojë e virusit. Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 13,539. 95.3% kishin sëmundje sëmundje shoqëruese. g.v/abcnews.al


