Bakteri vdekjeprurës që gjendet në lëkurën e çdo njeriu

schedule22:02 - 2 Dhjetor, 2018

schedule 22:02 - 2 Dhjetor, 2018

Mbi lëkurën e çdo njeriu në botë ekziston një superbakter i cili është potencialisht vdekjeprurës. Bakteri është Staphylococcus Epidermidis dhe shkencëtarët kanë identifikuar 61 gene që janë në gjendje ta shndërrojnë nga një mikroorganizëm të parëndësishëm, në një superbakter rezistent ndaj antibiotikëve dhe në gjendje të provokojë infeksione që mund të shkaktojnë vdekjen. Zbulimi dhe konstatimi është bërë nga universiteti britanik Bath dhe është publikuar në revistën shkencore “Nature Communications”.

Sipas kërkuesve, genet që shkaktojnë sëmundje ndihmojnë bakterin të rritet në qarkullimin e gjakut, i shpëtojnë sistemit imunitar dhe modifikojnë sipërfaqen e qelizave duke bërë të mundur që ky bakter të bëhet edhe rezistent ndaj antibiotikëve. Sipas mjekëve, ai jeton mbi lëkurën e njerëzve dhe është një ndër shkaqet kryesore të infeksioneve që verifikohen pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Zakonisht falë pranisë së lartë të tij, ai shpesh injorohet nga stafi mjekësor, por duhen marrë masa më të rrepta dhe të veçanta për pacientët që paraqesin rrezik të lartë të prekjes nga infeksionet.

Klan Plus