Përplasja me një makinë fuoristradë i marrë jetën pesë pasagjerëve të furgonit të linjës Sarandë-Tiranë.
Lexo edhe: 22 vjeçe me “Land Rover”, kjo është vajza që shkaktoi aksidentin me 5 të vdekur në Qafë Muzinë
Burime bëjnë me dije për abcnews.al se fillimisht furgoni që po shkonte nga Sarande për në Gjirokastër dhe më pas në Tiranë është përplasur nga një fuoristradë duke rënë poshtë orës.
Siç bën me dije për abcnews.al shefi i Zjarrfikësës së Dropullit, Alqi Kosta, viktimat janë dy gra dhe tre burra. Në furgon sipas tij ishin gjithsej pesë persona, katër pasagjerë dhe shoferi, të cilët kanë vdekur të gjithë.
Lexo edhe: VIDEO/ Pesë të vdekur në Qafë-Muzinë, momenti i nxjerrjes së viktimave nga furgoni
Dy prej viktimave janë zënë poshtë nga furgoni duke mos patur asnjë shans, ndërsa tre të tjerët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të traumave të pësuara.
Viktimat janë: Bardhi Prodo, 51 vjeç(Shoferi); Fiqiri Korçari 77 vjeç; Drita Korçari, 72 vjeçe, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç.
Dëshmitarë të aksidentit u bënë mjaft udhëtarë të rrugës Gjirokastër-Sarandë, një ndër më të frekuentuarat gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë, menjëherë pas tij, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit e Bashkisë së Dropullit, të cilët punuan në një terren shumë të vështirë, por duket se gjithçka kishte mbaruar më herët sepse pasagjerët fatkeqë nuk patën mundësi shpëtimi pas një rënieje të lirë nga 20 metra lartësi. /abcnews.al