Rritet numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Qafë-Muzinë, në aksin Sarandë-Gjirokastër. Shefi i Zjarrfikëses se Dropullit, Alqi Kosta konfirmon për abcnews.al se kanë humbur jetën pesë persona.
Mësohet se viktimat janë dy gra dhe tre burra. Në furgon kanë qenë katër pasagjerë dhe shoferi, të cilët kanë humbur jetën të gjithë.
Furgoni doli nga rruga duke përfunduar në greminë poshtë një ure. Në vendngjarje kanë mbërritur disa ambulanca dhe shërbimet zjarrfikëse, për të nxjerrë trupat nga automjeti.
Terreni i vështirë ka vështirësuar punën për nxjerrjen e viktimave.
https://www.youtube.com/watch?v=o15t2JkGpQY
g.v/abcnews.al