Delta në Shqipëri, Najada Çomo i dërgon Ramës dorëheqjen në tryezë nga mandati i deputetes

schedule12:15 - 25 Gusht, 2021

schedule 12:15 - 25 Gusht, 2021

Shefja e Infektivit Najada Çomo ka kërkuar dorëheqjen nga mandati i saj si deputet i fituar në zgjedhjet e 25 prillit. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama i cili në një konferencë për mediat ka thënë se është i prekur nga kjo kërkesë.

Sipas Ramës kjo ka ardhur që në momentin ku varianti Delta i Covid nisi të mbush shtretërit e spitalit Infektiv. Rama ka thënë se Çomo dëshiron të qëndrojë në krye të profesionit të saj për tu përballur me pandeminë.

Rama: “Jam i prekur nga komunikimi me Najada Çomon. Më ka kërkuar  të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetes. Duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj.  Kur varianti Delta i virusit filloi të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive të infektivit”, tha Rama. /abcnews.al/