Një student italian ka bërë tatuazh kodin e vaksinës në krahun e tij të majtë, duke thënë se “është diçka origjinale dhe i pëlqen të jetë ndryshe”.
Andrea Colonneta është bërë viral në Tik Tok, pasi ka publikuar videon, ku një shok skanon tatuazhin e 22-vjeçarit me telefonin e tij dhe arrin që të sigurojë provën e vaksinës.
Në një tjetër përdor tatuazhin e tij për të hapur derën në një dyqan të McDonaldsit.
@gabrielepelleronerealGreen pass tatuato, scan al Mc. #tatuaggi #tatuatori #mcdonalds #mc #greenpass
Kujtojmë që kryeministri i Italisë në gusht ka lancuar sistemin e kalimit të gjelbërt, me të cilin qytetarët mund të shkojnë në kafene, restorante, teatër dhe muze. Në shtator gjithashtu do të kërkohet për disa kalime dhe në shkolla./abcnews.al