Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, Gold Ag reagon i tronditur: E vështirë të rrisësh vajza

schedule11:30 - 24 Gusht, 2021

schedule 11:30 - 24 Gusht, 2021

Vrasja makabre e një vajze 18-vjeçare e cila u dërgua e vdekur në emergjencën e Ferizajt ka tronditur të gjithë opionionin publikë. Kanë qenë të shumtë personazhet e njohur që kanë reaguar të revoltuar.

LEXO EDHE: “U martuan para 2 muajsh”, familjarët e vajzës së vrarë në Ferizaj: Pyetëm për djalin, s’na thanë fjalë të mira

Më i fundit është reperi Gold AG, i cili përmes një postimi në Instastory, ka deklaruar se në ditët e sotme është shumë e vështirë të rrisësh një vajzë dhe se shumë njerëz i dalin në mbrojtje antivlerave.

Qef me pas qikë e zor me rujtë qikë. Del një i prishur n’tru e në zemër e këput si lule hala mirë pa çelë dhe në fund të gjithë e shajnë laperin e vrasësin, por për fat të keq një shumicë prej tyre çdo ditë e shajnë islamin e muslimanin. Ma shumë ju pengon namazi në rrugë se droga në shtëpi e shkolla. Ngushëllime familjes së vajzës, Zot na udhëzoi e na ruaj familjet tona”, ka shkruar shkruar Gold Ag.

Kujtojmë që Marigona Osmani dyshohet se u vra nga Dardan Krivaqa, i cili është shpallur në kërkim. Për ngjarjen, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar Arbër Sejdiun, si bashkëpunëtor në krim.

18-vjeçarja, sipas autoriteteve, është dhunuar fizikisht dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!