Për vite me radhë erozioni ka zgjeruar dhe thelluar shtratin e lumit Drojë në Kurbin. Rrugët e fshatrave që përshkrohen prej tij janë dëmtuar dhe në kohë reshjesh lumi izolon totalisht banorët.
Ky është lumi Drojë në Kurbin. Në tërë gjatësinë e tij ka pësuar dëmtime të shumta. Shtrati sa vjen dhe zgjerohet. Pritat që ishin vendosur anës tij janë zhdukur. Banorë të Shpërdhetit tregojnë se në kohë reshjesh lumi bëhet i frikshëm.
Banori 1: “Për momentin nuk ka asnjë pikë ujë, por brenda 2-3 orësh bëhet, nuk ta merr mendja se sa shmë ujë vjen.”
Gjatë motit të keq është dëmtuar edhe rruga që ndodhet fare pranë lumit. Në vite ka gllaberuar rrugë të tjera të fshatrave të Kurbinit.
“Na ka prishur rrugën komplet. Kemi ngelur duke parë nga qielli që sa të zejë shiu të ikim në shtëpi, sepse ose mbetemi në rrugë të madhe ose nuk kemi nga të dalim nga shtëpia.”
Banorët thonë se erozioni dhe mungesa e investimeve kanë sjellë situatën në të cilën ndodhemi sot.
“Nuk kemi mundësi të çojmë as të vdekurit. Llogarite se sa në hall jemi.”
Një vit më parë ura kryesore e Drojës u shkatërrua nga prurjet e mëdha, e cila lidhte dy rrethet Kurbin dhe Krujë. Tani ura është rikonstruktuar, por janë të tjera probleme që sjell Lumi Drojë./abcnews.al