Trajneri i skuadrës së Bayern Mynih, Niko Kovac ka të gjithë besimin e drejtuesve te klubit. Trajneri do të vazhdojë punën normalisht në krye të gjermanëve.
Niko Kovac merr besimin e klubit. E teksa pritej një ndryshim pankine, drejtuesit më të lartë të klubit gjigand në Gjermani vendosin të vazhdojnë punën me trajnerin në detyrë, edhe pas oshilacioneve të kohëve të fundit. Këtë e ka konfirmuar pas mbledhjes shefi ekzekutiv i Bayern-it, Karl-Heinz Rummenigge.
“Dëshira jonë është që të punojmë sëbashku për shumë kohë. Uroj që të jemi bashkë vetëm për Krishtlindjet e ardhshme, por edhe për ato në vitin 2019 dhe 2020”, tha ai.
Një frymëmmarje për trajnerin dhe vijimësinë e tij te Bajerni erdhi pas fitores së thellë kundër Benfica-s në mesjavë.
“Po shoh një trajner që po lufton, gati të ndryshojë disa gjëra. Dhe ai duhet t’i ndryshojë disa gjëra. Bayern do t’ia japë shansin trajnerit që të bëjë ndryshimet e duhura. Megjithatë, në fund të ditës, natyrisht, rezultatet duhet të jenë ato që presim. Vendi i pestë nuk është absolutisht i pranueshëm në fund të sezonit”, përfundoi ai./abcnews.al