Në fund të ndeshjes së fituar kundër Arsenalit, trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel vlerësoi performancën e blerjes së verës, Romelu Lukaku, i cili shënoi në debutimin e tij me fanellën e bluve.
“Jam shumë i lumtur për mënyrën sesi Lukaku është integruar. Është djalë shumë inteligjent, i pëlqen të jetë në grup dhe është një udhëheqës shumë demokratik. Ai flet me të gjithë, është shumë i përulur dhe miqësor.
Romelu i jep lojës sonë gjëra që nuk i kishim më parë, nuk mund të kishte fillim më të mirë për të. Ai kontribuoi me pasime të shkëlqyera, është një fillim i mirë”, tha Tuchel. /abcnews.al