Dua Lipa mori urime të shumta për 26 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të rëndësishme, nuk ka munguar as një mesazh i ëmbël nga kunata e saj e famshme, Gigi Hadid. Modelja postoi një foto në Instastory me artisten shqiptare, duke treguar se gëzon një raport mjaft të mirë me të.

LEXO EDHE: Në përvjetorin e lindjes, Dua Lipa merr urimin më të bukur nga i ati: Shoqja ime më e mirë
“Gëzuar ditëlindjen e ëmbla @dualipa. Super yll! Të duam. Të uroj një ditë dhe vit të bukur”, shkroi Gigi. Kujtojmë që Dua po shijon prej dy vitesh lidhjen e dashurisë me Anwar Hadid. Ai pati rastin të shijonte bukuritë natyrore të Shqipërisë gjatë pushimeve që kaluan pak javë më parë. /abcnews.al

