Florian Marku do të përballet me një tjetër boksier të pamposhtur. Maxim Prodan dhe shqiptari do kërkojnë titullin IBF dhe lushnjari kërkon të tregojë edhe një herë forcën dhe ambiciet që ka.
Prodan e konsideron një rival të lehtë Markun, i cili i është kundërpërgjigjur rumunit të lindur në Ukrainë: “Edhe 5 javë kanë mbetur për ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në boks.
Në këtë ndeshje do të luftohet për titullin ndërkombëtar IBF, ku përballë do të kem Maxim Prodan, i cili ka deklaruar që do e fitojë lehtë kundra meje.
Kur të më ketë përballë ka për të ndryshuar mendim. Mezi po e pres këtë ndeshje për t’i treguar kundërshtarit tim që jam në nivele më të larta se ai”. /abcnews.al