Një 35-vjeçar në Korçë është proceduar penalisht pasi iu gjetën në automjet një sasi parash të padeklaruara. Bëhet e ditur se F. R., banues në Pogradec u ndalua në pikën kufitare të Kapshticës për kontroll. Policia, në automjetin e tij tip “Opel” gjeti 24.980 euro të padeklaruara.
Sasia e parave u sekuestrua ndërsa 35-vjeçari u procedua penalisht. s.b/abcnews.al/