Simone Inzaghi debuton me një fitore me “poker” në stolin e Interit. Serie A hapi siparin për sezonin 2021/2022 dhe kampionët në fuqi mposhtën 4-0 Genoan në “San Siro”.
.@Inter_en starts the #SerieA with a big win: 4️⃣-0️⃣ over Genoa, thanks to the goals by Skriniar, Calhanoglu, Vidal and Dzeko. ?⚫️?#SerieA? #WeAreCalcio #InterGenoa pic.twitter.com/XmzMlsOwcd
— Lega Serie A (@SerieA_EN) August 21, 2021
Vendasit e filluan shumë mirë takimin pas e panë veten në avantazh të dyfishtë pas çerek ore lojë. Hakan Calhanoglu protagonist absolut në sfidën e parë zyrtare me fanellën zikaltër mbi supe.
Ish-milanisti dhuroi një kros për Milan Skriniar, të cilin mbrojtësi sllovak e ktheu në gol me kokë. Më pas tundi rrjetën falë një goditje shumë të bukur.
Në limitet e fraksionin të parë shënoi edhe Ivan Perisic, por VAR-i frenoi festën e kroatit. Interi nuk u ndal dhe realizoi dy gola të tjerë në 45 minutat e dyta të ndeshjes.
Barella u tregua fantastik dhe altruist në minutën e 74-t, asist me finte për Arturo Vidal dhe gol i mesfushorit nga Kili. Ky i fundit dhuroi një asist dy minuta përpara fundit.
3 goals and 3 points for @SassuoloUS: “neroverdi” wins at the Bentegodi after a thrilling match! ?⚫️?#SerieA? #WeAreCalcio #VeronaSassuolo pic.twitter.com/sGTjaAuZcP
— Lega Serie A (@SerieA_EN) August 21, 2021
Krosi i mesfushorit u shfrytëzua në perfeksion nga Edin Dzeko, i cili mposhti portierin kundërshtar me kokë dhe gjeti golin e parë zyrtar me ekipin e ri. Ndërkohë, ndeshja tjetër Hellas Verona-Sassuolo u mbyll me suksesin 2-3 të ekipit mik. /abcnews.al