Eros Grezda ka gjetur golin e parë në futbollin hungarez. Sulmuesi i djathtë nga Gjakova u huazua nga kroatët e Osijek te Zalaegerszegi TE FC në ditët e fundit të korrikut.
Sot luajti ndeshjen e dytë me ekipin e ri. Zalaegerszegi fitoi 1-2 në fushën e Debrecen, duke siguruar fitoren e parë në kampionat në javën e katërt.
Vendimtar Grezda me golin e realizuar katër minuta përpara fundit të ndeshjes. Aksion i bukur i miqve dhe finalizim i 26-vjeçarit dardan, i cili ishte futur në fushë në minutën e 69-të. /abcnews.al