Sot nis pelegrinazhi në malin e Tomorit që vazhdon për 5 ditë me radhë. Në kuadër të nisjes së kësaj feste, kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet rruga e re për në malin e Tomorit.
“MIRËMËNGJES dhe me rrugën e re të pelegrinazhit për në Majën e Shenjtë të Tomorrit, ju uroj një fundjavë të mbarë ”, shkruan kryeministri Rama.
Festa e Shenjtë e Bektashinjve organizohet nga 20-25 Gusht./abcnews.al/