Uzbekistani kthen refugjatët afganë

schedule21:57 - 20 Gusht, 2021

schedule 21:57 - 20 Gusht, 2021

Ministria e Jashtme e Uzbekistanit raportohet se ka dërguar 150 refugjatë përsëri në Afganistan si pjesë e një marrëveshjeje me talebanët, shkruan “BBC”.

Agjencia ruse e lajmeve “Tass” citoi ministrinë e Jashtme duke thënë se refugjatëve u ishin dhënë garanci sigurie, sipas “Reuters”.

Në fillim të këtij muaji qindra ushtarë afganë ikën në Uzbekistan. Ndërkohë që kaosi në Afganistan vijon me qindra qytetarë kërkojnë që të largohen nga vendi nga frika e hakmarrjes së talebanëve./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!