Leipzig doli pa pikë nga ndeshja e parë e sezonit të ri në Bundesliga. Nënkampionët e Gjermanisë u mposhtën 1-0 në fushën e Mainz, ndërsa sonte po luajnë në fushën e tyre me Stuttgart.
Vendasit kanë gjetur golin e avantazhit në fundin e pjesës së parë. Minuta e 39-të, “predhë” e 20-vjeçarit Dominik Szoboszlai me të djathtën dhe topi në rrjetë.
https://streamable.com/5pgl4j
Eurogol i talentit hungarez të skuadrës së Jesse Marsch (ka zëvendësuar Nagelsmann në stol), i cili është pjesë e Leipzig prej janarit të këtij viti. /abcnews.al