Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të premte në Hamburg në Gjermani.
Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i plagosur në këmbë.
Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, por Forcat e Komandos Speciale të Policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe një helikopter iu bashkua policisë për të mbikëqyrur vendin.
Zëdhënësja e policisë njoftoi se sulmuesi është larguar nga vendngjarja, ndërsa janë në ndjekje të tij.
/abcnews.al/