Shifra të larta infektimesh dhe 2 humbje jete nga COVID-19

schedule17:05 - 20 Gusht, 2021

schedule 17:05 - 20 Gusht, 2021

535 raste të reja me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Shqipëri nga 6173 testime që janë bërë. Shifrat nuk njohin trend zbritës, por vetëm rritje duke paralajmëruar një vjeshtë të vështirë. Ndërkohë që dy qytetarë e humbën luftën me sëmundjen duke ndërruar jetë, një 45 vjeçar nga Durrësi dhe një 77 vjeçar nga Tirana.

Rastet e reja u zbuluan në këto bashki: 184 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 37 në Vlorëm, 29 në Durrës, 19 në Malësi e Madhe, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, nga 13 raste në Sarandë, Elbasan, nga 12 raste në Lezhë, Kamëz, Fier, 10 në Vau i Dejës, 7 në Peqin, nga 6 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Prrenjas, nga 5 raste në Kuçovë, Dimal, Mallakastër, nga 4 raste në Dibër, Mat, Divjakë, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Krujë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Shijak, Vorë, Roskovec, Memaliaj, Pogradec, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Patos, Tropojë, Has, Pukë.

Aktualisht janë 4615 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 60 pacientë. Janë shëruar 122 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,042 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127” mbyllet apeli i MSH.

Statistika (20 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 535
Të shëruar në 24 orë 122
Të shtruar në spitale 60
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 6173

Testime totale 985,705
Raste pozitive 138,132
Raste të shëruara 131,042
Raste Aktive 4615
Humbje jete 2,475

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1781
Shkodër 739
Vlorë 416
Fier 409
Durrës 261
Elbasan 239
Lezhë 217
Berat 164
Gjirokastër 144
Korçë 101
Kukës 88
Dibër 56

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!