Demi Lovato është shprehur se ndarja nga i fejuari, Mac Ehrich e ka ndihmuar të gjejë vetveten. Këngëtarja tha se vendimi për të ndarë rrugët nga njëri-tjetri është gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë.
“Kam qenë në gjendje të qëndroj në këmbët e mia pa patur nevojë për dikë tjetër që të më vlerësojë ose të më bëjë të ndihem e pranuar. Kur i thashë lamtumirën asaj marrëdhënie, gjithashtu i thashë lamtumirë gjithçkaje që më pengonte të isha vetvetja.“, tha ajo.
“Më pas takova dikë dhe nisa menjëherë një lidhje dhe ishte e mrekullueshme, por kjo gjë më bëri të injoroja të gjitha pjesët e vetes sime. Në të kaluarën, prishja e asaj marrëdhënie ishte në të vërtetë ndoshta gjëja më e mirë që më ka ndodhur.”, shtoi më tej këngëtarja.
Pas ndarjes, artistja u deklarua si jo-binare dhe se nuk do të identifikohet si burrë dhe as si grua. Këngëtarja u shpreh se do të përdorë përemrat ata/atyre që përdoren për t’ju referuar personave që janë identifikuar si jo-binarë.
/abcnews.al