A po lundron ky ishull?

schedule11:06 - 20 Gusht, 2021

schedule 11:06 - 20 Gusht, 2021

Kamerat kanë kapur disa pamje mahnitëse që tregojnë atë që duket si një “pjatë” që ecën mbi ujë. Në fakt, është një ishull në Alaskë, i cili duket sikur po lëviz mbi ujë për shkak të iluzionit optik.

Klipi u filmua nga një varkë në Glacier Bay dhe u postua në profilin zyrtar të facebook-ut të parkut kombëtar të Glacierit. Pamja e çuditshme është në fakt një fenomen i rrallë i njohur si Fata Morgana. /abcnews.al