Marrëveshja ishte arritur prej ditësh, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi. Martin Odegaard rikthehet tek Arsenali, që e kishte huazuar vjet dhe e kishte prioritet në merkato.
Oferta e tyre ka bindur Real Madrid, që në këto momente ka shumë nevojë për para. “Topçinjtë” kanë paguar 40 milion euro për kartonin e norvegjezit.
Welcome høme, Martin Ødegaard ??? pic.twitter.com/OUlG9YGDKj
— Arsenal (@Arsenal) August 20, 2021
Trajneri Mikel Arteta sigurisht që gëzohet nga ky lajm. Në marrëveshjen me Real Madrid ka edhe ka një klauzolë që u jep spanjollëve të drejtën e refuzimit të parë.
Nëse Arsenali merr një ofertë për të shitur Odegaard, atëherë Reali vihet në dijeni dhe ka të drejtë ta blejë mesfushorin për të njëjtën shumë, ose në të kundërt të japë “OK” që të shitet. / abcnews.al