Reagon ARRSH: Akuzat e PD për Unazën e Madhe, spekulime politike

schedule16:02 - 29 Nëntor, 2018

schedule 16:02 - 29 Nëntor, 2018

Deklaratat e këshilltarit ligjor të Partisë Demokratike Gazment Bardhi për Unazën e Madhe të Tiranës, Autoriteti Rrugor Shqiptar i quan spekulime politike. ARRSH përmes një njoftimi për shtyp thotë se për reahabilitimin e segmentit nga pallati me shigjeta deri tek sheshi “Shqiponja” ka ndjekur të njëjtën praktikë ligjore siç ka bërë Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për segmentet e tjera të unazës në kohën kur Ministrinë e Punëve Publike dhe Transporteve e drejtonte Lulzim Basha. Studimet e fizibilitetit për veprat publike, sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar, nuk kryhen për çdo segment, por bëhen në fillim për të gjithë objektin.

Ndërkohë për zhvillimin e projektit janë marrë të gjitha lejet, ndërsa fondi i shpronësimit nuk parashikohet në projekt-preventivin e objektit, por del pas kryerjes së vlerësimeve përmes një VKM-je të veçantë. ARRSH thotë se mbikalimi i Kamzës, i ndërtuar në kohën kur PD qeveriste vendin ka filluar punimet pa leje mjedisore dhe ndërtimi. Sa i përket projektit të dhuruar nga një kompani private ARRSH thotë se ka ndjekur të njëjtën rrugë si Basha për segmentin “Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike”./abcnews.al