Ahmed Ahmedov rikthehet në skenë te Tirana. Abcnews.al mëson se bardheblutë po bisedojnë për të transferuar sulmuesin bullgari, të cilin e kanë tentuar edhe në merkaton e janarit.
Bullgari 26-vjeçar ishte shok skuadre me Bruno Telushin te Neftchi Baku në Azerbajxhan. Kartoni i tij zotërohet nga CSKA Sofia, që e la në huazim Ahmedov te azerët.
Sulmuesi luajti në 9 ndeshje, 2 prej tyre titullar, dhe shënoi golin e vetëm dhe që i dha titullin kampion skuadrës së tij në javën e fundit të kampionatit, kur mundën Qarabak.
Ahmedov ka edhe një vit kontratë me CSKA Sofia dhe mbetet të shihet nëse po tentohet huazimi te Tirana, apo të zgjidhë kontratën e më pas të vishet bardheblu.
Sulmuesi ka luajtur edhe me Dunav Ruse, Pomorie, Burgas dhe Chernomoretz Burgas. Ahmedov nuk njihet për shënimin e golave dhe këtë e tregojnë shifra, pasi maksimalisht brenda një sezoni në kampionat ka realizuar 10 herë. /abcnews.al