Barcelona është e detyruar të ulë harxhimet në këtë sezon dhe mundësia e parë është reduktimi i pagave të lojtarëve. Gerard Pique u bë hero me uljen drastike të pagës së tij dhe menjëherë më pas u mundësua regjistrimi i Manajt, Depay dhe Garcias.
Por vetëm ai nuk mjafton dhe nga Spanja bëjnë me dije se të tjerë lojtarë janë në negociata për të ulur fitimet e tyre. Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann do të jenë dy lojtarët e radhës, që do ulin pagat. Duhet të themi se ata janë mes më të paguarve në ekip.
Ndërkohë, klubi vazhdon bisedimet edhe me lojtarë të tjerë, mes tyre Busquets, Jordi Alba dhe Sergi Roberto, tre nga kapitenët e ekipit. Vetëm lojtarët e ardhur në verë nuk do të pyeten për ulje rroge, ndërsa më pas gradualisht të gjithë do negociojnë me klubin. /abcnews.al