Dy vite pasi i dhanë fund martesës, Nora Istrefi dhe Robert Berisha po përfliten se janë rikthyer sërish së bashku. Megjithëse ish çifti i famshëm nuk ka konfirmuar asgjë, spekulimet vijojnë të qarkullojnë se i kanë dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit.
Këto thashetheme janë përforcuar pasi dyshja është parë në aeroportin e Prishtinës bashkë me vajzën e tyre, Renee. Nuk dihet destinacioni për ku janë drejtuar Roberti dhe Nora.
Megjithatë, ata mund të kenë udhëtuar bashkë për hir të vajzës, pasi siç dhe e kanë treguar dhe më parë, ata gëzojnë një raport mjaft të mirë pavarësisht ndarjes. /abcnews.al