Shërbimi i radioterapisë, rriten kërkesat tek Hygeia

schedule20:28 - 17 Gusht, 2021

schedule 20:28 - 17 Gusht, 2021

Pajisja e radioterapisë në spitalin Hygeia ka pasur mjaft kërkesë nga qytetarët edhe gjatë periudhës së karantinës.

Drejtor i Departamentit te Radioterapisë në këtë spital, Ledio Bregu thotë se edhe gjatë asaj periudhë të vështirë izolimi i kanë ofruar shërbim pacientëve, të cilët kanë mbetur të kënaqur.

“Edhe aktualisht në këtë kohë ne jemi duke punuar me të njëjtat ritme si një vit më parë. Punën nuk e kemi ndërprerë edhe gjatë karantinës. Ne vijojmë me të njëjtin vrull duke  respektuar strikt protokollet kundra Covid-19.”

Mjeku flet edhe për rezultatet e kësaj pajisje, dhe impresionet e pacientëve.

“Rezultatet nga trajtimi me TrueBeam Accelerator HD janë të shkëlqyera. Pacientët nuk kanë pse shkojnë në vendet jashtë Shqipërisë për të bërë trajtimin. Realizohet shumë kollaj këtu. Kemi pasur një feedback shumë të mirë nga të gjithë pacientët. Në këtë një vit e gjysmë që kemi punuar me aparaturën e re kemi pasur rezultate të shkëlqyera qoftë për teknikat e thjeshta, qoftë për ato të avancuara…Trajtimi është shumë preciz, i shkurtër, pacientët mbarojnë punë shpejt dhe janë shumë të kënaqur.”

Pajisja e radioterapisë në Spitalin Hygeia, është e vetmja në vend dhe rajon. Ky shërbim ofrohet për pacientët me sëmundje të rënda prej një viti e gjysmë, dhe kërkesa vijon të rritet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!