Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy avionë rusë ndërhyjnë për të shuar flakët në Greqi

schedule15:39 - 17 Gusht, 2021

schedule 15:39 - 17 Gusht, 2021

Dy avionë rusë “Ilyoshin” me kapacitet prej 40 ton, kanë ndërhyrë për të shuar flakët në zjarrin që shpërtheu Vila në Greqi.

Vendi është përfshirë nga zjarri dhe shumë banorë janë evakuuar si pasojë e rrezikut të përhapjes së flakëve.

Të dy avionët rusë kanë ndërhyrë për të mbështetur shërbimet zjarrfikëse të cilët nuk e kanë ndaluar për asnjë moment punën me flakët dhe aktualisht po operojnë gjithsej 14 helikopterë dhe 8 avionë.

Shërbimet zjarrfikëse bënë me dije se zjarri është problematik në tre fronte gjithashtu edhe një sipërfaqe pishe në kodrat e malit Pateras po digjet.

Oficerët e ndodhur në zonë janë shprehur se është bërë evakuimi i banorëve për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm, pasi temperaturat e larta janë rrezik për një përhapje më të shpejtë të flakëve.

Gjithashtu erërat e forta nuk kanë favorizuar shërbimet zjarrfikëse, por kanë vështirësuar më shumë punën e tyre në përpjekje për të shuar flakët. Nga ana tjetër Departamenti i Zjarrfikësve bëri më dije se zjarri në Keratea është duke u vënë në kontroll dhe po monitorohet./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!