Kreu i Komisionit Ushtarak të talebanëve, Mullah Yaqoob, ka lëshuar një deklaratë duke deklaruar se askush nuk do të lejohet të hyjë në shtëpinë e njerëzve veçanërisht në qytetin e Kabulit.
Deklarata vjen pas raporteve të pakonfirmuara se një grup i talebanëve kishte hyrë në shtëpitë e disa personave në kryeqytet. Grupi gjithashtu lëshoi një amnisti të përgjithshme dhe u bëri thirrje të gjithë punonjësve të qeverisë të rikthehen në punë.
Kryetari i Kabulit dhe ministri në detyrë i Shëndetit Publik ishin të dy në mesin e personave që u rikthyen në punë të martën./abcnews.al