Zyrtare: “Shfaqja do të vazhdojë”, Laçi “blindon” kapitenin e skuadrës

schedule08:59 - 17 Gusht, 2021

schedule 08:59 - 17 Gusht, 2021

Laçi ka rinovuar kontratën me kapitenin e skuadrës, serbin Aleksandar Ignjatovic. Qendërmbrojtësi ka pranuar propozimin e drejtuesve bardhezi dhe ka firmosur.

Në orët e para të ditës së sotme klubi i Laçit ka dalë edhe me një komunikatë që zyrtarizon rinovimin me Ignjatovic.

Serbi, i cili në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Feyenoord në Holandë, është pjesë e Laçit prej dy sezonesh.

Ignjatovic numëron në Kategorinë Superiore 65 ndeshje dhe “shfaqja do të vazhdojë”, sikurse shkruan ai në postimin e fundit për rinovimin me Laçin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!