Arsenali e filloi sezonin 2021/2022 në Premier League me një humbje dhe paraqitje për t’u harruar. Djemtë e Mikel Artetës u mposhtën 2-0 në fushën e Brentford, skuadër që ka ardhur nga Championship.
Tifozët kanë shpërthyer në kritika, ndërsa trajneri spanjoll pranon performancën negative të ekipit të tij dhe kërkon falje. “Dua të falënderoj tifozët që na ndoqën dhe mbështetën në transfertën me Brentford.
Kërkojmë falje për rezultatin negativ, e kemi të qartë që duhet të përmirësohemi. Kemi përpara dy ndeshje të vështira, kështu që duhet të shfaqim paraqitje më të mira për të siguruar rezultate pozitive“, deklaroi trajneri i Arsenalit. /abcnews.al