Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2218 raste të reja me COVID-19 dhe 13 viktima.
Numri i përgjithshëm i rasteve me raportin e sotëm arrin në 539.337 (ndryshim ditor + 0.4%), nga të cilët 51.2% janë meshkuj.
Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 124 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 1,569 janë të lidhura me një rast të njohur tashmë.
Vdekjet e pacientëve me COVID-19 janë 13, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 13,237 fatalitete.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 250 (60.0% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç. 85.2% kanë një sëmundje tjetër ose janë 70 vjeç e lart./ Abcnews.al


