Prej 30 vitesh, aktori i njohur nuk ka përdorur deodorant, çfarë thonë koleget

schedule15:11 - 16 Gusht, 2021

schedule 15:11 - 16 Gusht, 2021

Prej 30 vitesh, aktori i njohur Matthew Mcconaughey refuzon të përdorë deodorant.

Gjatë xhirimeve të “Fool’s Gold”, aktorja Kate Hudson i kërkoi atij të përdorte një. Sipas Buzz Feed, aktorja u shpreh:

“Ai sillte gjithmonë me vete një lloj përbërje me kripe, një ‘deodorant natyral’. Nuk ka përdorur asnjëherë parfum apo deodorant.”

Ndërsa vetë aktori, lidhur me këtë deklaroi: “Gratë në jetën time, përfshirë mamanë time, gjithmonë më kanë thënë: ‘Era jote natyrale mban aromë burri dhe aromë si ty’. 

Pavarësisht qëndrimit të tij ndaj deodorantit, ai thotë se bën dushe të shumta në ditë dhe i lan dhëmbët deri në 5 herë gjatë ditës.

Ndërsa, një ish-kolege e aktorit, Yvette Nicole Brown, u shpreh:

“Mbaj mend që Matthew tha se ai nuk përdorte deodorant, por nuk vinte erë. Kështu që mendimi im i parë ishte: ‘Duhet t’i afrohëm sa më shumë të mundem për të parë a ka të drejtë’. Ai mban erë granola dhe jetese të mirë. Ka një erë të ëmbël. Është e vërtetë ajo që thotë.”/abcnews.al