Marrëdhëniet me Greqinë, Zeneli: Popujt duan miqësinë

schedule21:18 - 27 Nëntor, 2018

schedule 21:18 - 27 Nëntor, 2018

Libri i ri “Miqësi e trazuar. Greqia në kujtimet e ambasadorit” ishte arsyeja pse Mustafa Nano kishte ftuar në “Provokacija” Bashkim Zenelin. Diplomati i njohur tha se popujt grekë e shqiptarë e duan miqësinë. Sipas tij, shpesh për trazimet fajin e ka politika.

“Për trazimet unë mendoj se fajin e ka politika në përgjithësi, sepse popujt e duan miqësinë. Shqiptarët janë në Greqi afro 800 mijë dhe Greqia u ka hapur dyert 30 vjet më parë si askush tjetër dhe kanë ditur të afirmohen vërtetë në vlerat e tyre. Janë punësuar, kanë dërguar fëmijët nëpër shkolla. I kanë më mirë në raport me grekët por edhe me komunitetet e tjera të huaja. Kanë gjetur veten në shoqërinë greke.

Shqiptarët janë kombi i dytë në botë që flasin greqisht. Nuk flasin as bullgarët, rumunët. Fëmijët shqiptarë janë të parët pas grekëve që janë në shkollat greke. Nuk ka kombe të tjera në Greqi që të jenë sa shqiptarët”, u shpreh Zeneli.

Zeneli tha se midis Shqipërsë dhe Greqisë ka disa probleme, por po bëhen përpjekje për t’i kapërcyer. Shembull mori ligjin e luftës që drejtuesit shqiptar kanë kërkuar të hiqet me një vendim në parlament ose dekret presidencial.

“Ne kemi dy tre probleme të pazgjidhura midis njëri-tjetrit. Unë mendoj se është folur dhe më parë për këto probleme. Jan bërë përpjekje për t’i kapërcyer. Po flas për shembull për ligjin e luftës. Ligji i luftës është hequr me vendim të qeverisë greke që në vitin 1986 dhe pastaj në ‘87 është zyrtarizuar. Më vonë kemi traktat të miqësisë. Këto nuk bëhen në kushtet e luftës. Hgjatë poeriudhës kur kam qenë unë ka pasur marrëveshje në fushën e bashkëpunimit ushtarak. Në libër kam shkruajtur qartë që drejtuesit e shteti shqiptar e kanë ngritur këtë problem me synimin që relikja e së kaluarës të hiqet jo vetëm me këtë vendim të qeverisë Papandreu, por me një vendim në parlament”, tha diplomati.

Ndërkohë ngjarjen në Bularat të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë minoritari Kostandinos Kacifas, Zeneli e konsideron kriminale pasi mund të vriteshin policë. Përsa i përket reagimeve në politikë, ish-ambasadori shqiptar në Greqi tha se diplomacia duhet t;i kapërdijë pasi problemet zgjdihen vetëm duke parë përpara.

“Ajo ishte një ngjarje e rëndë, kriminale, por e izoluar. Ai mund të vriste policë. Kjo ngjarje nuk duhet të kompromentojë iniciativat e përbashkëta për të vazhduar bisedimet. Unë mendoj se në diplomaci duhet të mësohemi edhe të kapërdijmë. Ne nuk kemi raporte me Suedinë, as me Holandën apo Finlandën. Problemet janë gjithnjë me fqinjët. Problemet janë historike edhe të tashme, edhe të së kaluarës, por zgjidhen vetëm duke parë përpara”, tha ai./abcnews.al