Nga Ema Shazivari
Në 3 vitet e fundit është dyfishuar numri i personave që vuajnë nga diabeti në Shqipëri.
“Nga 2018 deri në 2021 shifrat janë përkeqësuar, shifrat mbase janë dyfishuar”, ka thënë mjeku.
Mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji, thotë se është shtuar numri i te rinjve qe diagnostikohen me diabet, krahasuar me dy vite më parë. Sipas tij, stili i jetës sedentare dhe kequshqyerja kane favorizuar shfaqjen e kësaj sëmundje te moshat e reja. Ai tregon disa simptoma që të rinjtë nuk duhet t’i neglizhojnë por ti drejtohen menjëherë mjekut specialist.
“Në ditë tona trendi rritës nuk ka kursyer askënd. Të rinjtë sotëm janë më të mbyllur, preferojnë lojërat elektronike sesa pjesën fizike të gjësë. Diabetikët pinë më tepër ujë, urinojnë më shumë, hanë me tepër ushqim dhe bien në peshë. Kanë një rënie paradoksale, se hanë shumë dhe bien nga pesha”, ka thënë ai.
Izolimi gjate pandemisë se Covid dhe mungesa e kontaktit te pacienteve me diabet me mjekun specialist ne klinika, ka perkeqësuar gjendjen për shumë prej tyre. Frika nga infektimi ka bërë që shumë qytetarë të neglizhojnë vizitat tek mjeku.
“Epidemia ka qenë një goditje jo vetëm në aspektin fizik, jo vetëm infektiv por dhe në atë psikologjik pasi secili e ka përjetuar në panik një gjendje të panikut. Kanë pasur më pak mundësi në lëvizje për shkak të bllokimit të herë pas hershëm”, ka mjeku ndër të tjera.
Sipas studimeve, Shqipëria renditet ndër vendet e para në rajon, për numrin më të lartë të personave që vuajnë nga diabeti. 9 % e qytetarëve në vend e kane këtë diagnoze./abcnews.al