PSG fitoi 4-2 ndaj Strasbourg mbrëmjen e kaluar, duke siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionat. Trajneri i ekipit kryeqytetas, Mauricio Pochettino analizoi ndeshjen dhe u ndal edhe te Kylian Mbappe, autori i një prej golave.
“Në pjesën e parë ishim të shkëlqyer. Fillimi i pjesës së dytë ishte i komplikuar, lojtarët e mi ishin pa energji. Pësuam golin e parë, më pas kaluam dhjetë minuta relaksi dhe pësuam edhe golin e dytë.
Duhet të kemi më shumë respekt për kundërshtarët, diçka që nuk e bëmë për disa minuta. Gjithsesi, unë jam i kënaqur për performancën e ekipit, kemi gjashtë pikë të plota”.
Më pas një koment për Kylian Mbappe, i cili u vërshëllye nga tifozët e pranishëm në “Parc des Princes”, për shkak të dëshirës së sulmuesit për t’u larguar te Real Madrid.
“Kylian është i përqendruar tek objektivat tona, jam shumë i kënaqur me të. Ai thjesht duhet të vazhdojë në këtë mënyrë”, deklaroi trajneri argjentinas. /abcnews.al