Dzeko: S’ka më bukur se këtu, çfarë më tha Inzaghi. Tifozët? Kam një premtim

schedule08:36 - 15 Gusht, 2021

schedule 08:36 - 15 Gusht, 2021

Pasi përshëndeti Romën dhe tifozët verdhekuq në postimin e kryer në Instagram, Edin Dzeko ka folur për Inter TV rreth transferimit te kampionët e Italisë. Sulmuesi boshnjak ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Interin, ekip me të cilin debutoi me gol në miqësoren e fituar 3-0 ndaj Dinamos së Kievit.

Ndjesitë janë pozitive, jam shumë i lumtur. Ky është një shans i madh për mua, dua të falënderoj drejtuesit dhe trajnerin për besimin ndaj meje, pasi ata mendojnë se ende mund të bëj diferencën. Erdha tek Interi, një klub i madh dhe skuadra kampione e Italisë.

Ka 6 vjet që luaj në Serie A, kam qenë në gjendje ta shoh nga afër se çfarë është dhe çfarë përfaqëson Interi. Tani mund të luaj me këtë ekip dhe nuk ka më bukur, ndihem i lumtur”, deklaroi 35-vjeçari ballkanas, i cili ndalet edhe te trajneri Simone Inzaghi.

“Kam biseduar me trajnerin, bëmë pak shaka së bashku. Ai më tha: më në fund nuk do jemi më kundër njëri-tjetrit. Jemi përballur disa herë, jam i lumtur që do të punoj me të, pasi Simone e ka treguar te Lazio se është në gjendje të bëjë gjëra të rëndësishme.

Unë sapo kam mbërritur këtu, por skuadra është e mbushur me kampionë. Jam i sigurt që do të zbavitemi dhe do t’i kënaqim tifozët. U dërgoj një përqafim të madh të gjithë tifozëve, u premtoj që do të jap gjithçka për këtë fanellë“, përfundoi Dzeko. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!