Ferit Keta i pamposhtur, fiton gjerdanin artë në kalanë historike të Bashtovës

schedule23:23 - 14 Gusht, 2021

schedule 23:23 - 14 Gusht, 2021

Një titull botëror në kërkim të kampionit. Një event madhështor ka kthyer vëmendjen drejt Shqipërisë. Në një përballje historike dhe në një kala historike, atë të Bashtovës, Keta mundi të fitojë gjerdanin e artë botëror në IKBF, në peshën “cruiser”, pasi mposhti në raundin e 3-të me rrëzim në tapet holandezin Blokland, (i njohur me pseudonimin Kobra) duke regjistruar suksesin e 15-të radhazi në ring e duke qëndruar i pamposhtur.

Ndaj një rivali me një përvojë prej 44 ndeshjes, me 24 fitore dhe 16 humbje, Keta tregoi dhe njëherë tjetër forcën e tij në ring, duke mos e vendosur për asnjë sekondë në diskutim suksesin për gjerdanin e artë e duke lumturuar të gjithë të pranishmit në një mbrëmje emocionuese.

32-vjeçari shqiptar nga Bulqiza ka një rekord me 14 fitore dhe asnjë humbje. Që në momentin e prezantimit, Keta kishte gjithë publikun pas vetes, pas hyrjes pompoze me muzikën e filmit Skënderbeu. Këtë mbrëmje tifozët u rreshtuan në mbështetje të tij me brohoritma dhe thirrje: “Forca Shqipëria…fitore”.

Që në raundin e parë Keta ishte dukshëm superior dhe disa goditje 1 minutë e 15 sekonda nga përfundimi i raundit të parë, u duk sikur mbyllën përpara kohe sfidën, por holandezi megjithatë rezistoi.

Ashtu siç rezistoi ndaj një sërë goditjesh të Ketës deri 19 sekonda para fundit, kur mori goditjen përfundimtare, që e hodhi në tapet për të mos u ngritur më prej aty, duke vulosur gjerdanin e artë për Ketën, që ngjitet në majën e botës, me “Shqiponjën” që arriti ta mposhtë “Kobrën” në një tjetër duel deri në themel.

Ndeshja u zhvillua në Kalanë e Bashtovës.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!