VIDEO/ Spektakël, gola e drithërima në “Parc des Princes”: PSG feston me “poker”

schedule22:54 - 14 Gusht, 2021

schedule 22:54 - 14 Gusht, 2021

PSG mori sot fitoren e dytë në Ligue 1 pët këtë sezon, pas suksesit 1-2 në javën e parë në fushën e Troyes. Ekipi i Mauricio Pochettinos triumfoi 4-2 në “Parc des Princes” kundër Strasbourg.

Përpara fillimit të ndeshjes, pesë afrimet e klubit francez: Leo Messi, Sergio Ramos, Gigio Donnarumma, Achraf Hakimi dhe Georgino Wijnaldum u prezantuan me tifozët e rinj.

Atmosferë e shkëlqyer në shkallë dhe nisje perfekt e PSG, që kaloi në avantazh shumë shpejt falë golit me kokë të Mauro Icardit (3′).

Kylian Mbappe (25′) dyfishoi falë asistit të Draxler, teksa gjermani realizoi golin e tretë të PSG-së në fundin e pjesës së parë.

Vendasit e ulën disi ritmin në fraksionin e dytë të takimit dhe Strasbourg përfitoi duke shënuar dy gola me anë të Kevin Gameiro dhe Ludovic Ajorque.

Në momentin më të mirë të ekipit mik, Aleksander Djiku u largua me karton të kuq (81′) dhe PSG vulosi fitoren pesë minuta më vone me golin e Pablo Sarabia. /abcnews.al