Rey Manaj, Memphis Depay dhe Eric Garcia janë regjistruar në ekipin e sezonit të ri te Barcelona dhe për këtë ka shumë merita dhe duhet vlerësuar Gerard Pique.
Qendërmbrojtësi ka rënë dakord me klubin që të ulë ndjeshëm pagën e tij dhe në këtë mënyrë dy afrimet e verës dhe Manaj që ka qenë në ekipin B të regjistrohen me ekipin e parë.
Pique ka marrë vlerësime të shumta për gjestin e bërë dhe mes tyre nuk ka munguar edhe Manaj, i cili ka postuar foton e mbrojtësit, që e ka shoqëruar me “emojin” e duartrokitjeve. /abcnews.al