Ministri i Shëndetësisë, Arben Viti, ashtu siç edhe është pritur do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendose për kryetar të Prishtinës.
Kandidaturën e tij, përmes një postimi në Facebook e ka konfirmuar, Feim Tahirsylaj, që është këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Tashmë shumica e partive politike, kanë publikuar emrat e kandidatëve për kryetar komunash, ndërsa është Lëvizja Vetëvendosje, ajo e cila deri më tani zyrtarisht ka konfirmuar vetëm kandidaturën e Mimoza Kusari – Lilës për Gjakovën dhe të Alban Hysenit për Gjilan.
Kundërshtarët e Vitisë për Prishtinën nga Lidhja Demokratike e Kosovës Përparim Rama, nga partia Demokratike e Kosovës Uran Ismajli, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, si dhe nga Aleanca Kosova e Re e Selim Pacolli.