Tre persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Vlorë. Bëhet e ditur se një 42-vjeçare është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.
Në pranga është vënë edhe një 26-vjeçar, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Policia ka arrestuar edhe M. B., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/