Afro 213,000 emigrantë janë kapur duke u përpjekur të kalonin ilegalisht kufirin jugor të SHBA-ve në korrik, sipas një njoftimi të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit, SHBA. Ky është numri më i lartë i emigrantëve që kanë tentuar të kalojnë kufirin gjatë 20 viteve të fundit.
189,000 emigrantë u kapën në korrik dhe 180,000 në maj, sipas CBP. Agjencia federale tha se shumë prej emigrantëve që u kapën nga autoritetet muajin e kaluar tashmë ishin arrestuar ose dëbuar.
Numri i fëmijëve dhe të miturve të pashoqëruar të arrestuar në kufirin meksikan u rrit me gati 25% në korrik në 19,000, sipas shifrave të CBP. Shtëpia e Bardhë Biden ka qenë nën presion në rritje për të gjetur një mënyrë për t’iu përgjigjur krizës në kufi të shkaktuar pasi presidenti tërhoqi shumë nga politikat e emigracionit të vendosura nga ish -Presidenti Donald Trump./abcnews.al