Kryeministrja e Zelandës së Re, Jasinda Ardern, deklaroi se kufijtë e vendit do të qëndrojnë të mbyllur të paktën deri në fund të vitit. Ajo theksoi se prioritet mbetet vaksinimi i të gjithë popullsisë dhe mbajtja hapur e aktiviteteve ekonomike.
Zelanda e Re konsiderohet një nga vendet që ka menaxhuar më mirë pandeminë e koronavirusit me vetëm 26 viktima në një popullsi prej të paktën 5 milion banorësh. Kryeministrja Ardern theksoi se thjesht nuk janë ende gati për të hapur çdo gjë.
Ajo shtoi se dhe në momentin që vendi do të hapë kufijtë, udhëtarët e vaksinuar që vijnë nga zona me rrezik të ulët mund të hyjnë në vend pa iu nënshtruar karantinës, ndërsa të tjerët që vijnë nga zona me rrezik të lartë duhet të karantinohen për 14 ditë./abcnews.al