Çifti Haxhiaj humbi jetën nga flakët, fqinjët: Zjarri erdhi me shpejtësi, gruaja u mundua ta shpëtonte

schedule12:17 - 12 Gusht, 2021

schedule 12:17 - 12 Gusht, 2021

Një fatkeqësi dhe një tragjedi që do ta mbajnë mend gjithë jetën. Kështu e kanë përshkruar  banorët e fshatit “Asim Zenel” në Gjirokastër  atë që u ndodhi çiftit Haxhiaj. Burrë e grua, Andrea dhe Tatiana Haxhiaj humbën jetën si pasojë e plagëve të marra nga zjarri që u afrua me banesën e tyre një javë më parë.

“Do mbahet mend për tërë jetën kjo ngjarje që ndodhi këtu në ‘Asim Zenel’. Përpiqemi të tërë si fshat që t’u japim kurajo ta përballojnë këtë goditje të rëndë. U fut zjarri këtu, dhe ai si duket u fut t’i shpëtonte, e mbyti tymi e ra. Të njëjtën gjë bëri edhe e shoqja për ta shpëtuar, edhe kjo ishte fatkeqësi e dytë për ta,” tregon një nga fqinjët për mediat.

Kujtojmë se 64-vjeçari Haxhiaj humbi jetën në vend pasi u asfiksua nga tymi i zjarrit që i kishte përfshirë pjesën e pasme të banesës. Kurse, bashkëshortja e tij i mbylli përfundimisht sytë të mërkurën pasi luftoi për jetën për më shumë se një javë në spital. Ajo kishte marrë djegie në 75 për qind të trupit.

“Erdhi zjarri matanë, nuk evitohej. Nga poshtë i mori flakët. Më shumë nga era, pastaj atje kishte mbeturina. U shua një shtëpi. Ishte era e tmerrshme,” shprehen të tjerë banorë për ngjarjen e rëndë. s.b/abcnews.al/